Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NUMRI 1 I DRAFTIT

Zion Williamson debuton me rekord

Zion Williamson debuton me rekord


23 January, 2020 @10:18

Numri 1 i Draftit 2019, Zion Williamson, ka përjetuar ndeshjen e parë të tij të karrierës në NBA me New Orleans Pelicans kundër San Antonio Spursit.

Pas një lëndimi të gjurit të djathtë, Williamson nuk luajti në asnjë ndeshje, derisa rikthimi i tij në parket u bë me rekord.

19 vjeçari Williamson, në 3 çerekët e parë tregoi një performancë jo të mirë, derisa shpërthimi i tij u bë në çerekun e fundit.

Zion duke luajtur me 4 shënime nga vija e treshit në katër tentime, u bë lojtari i parë në histori të NBA-së, që e arriti këtë në ndeshjen debutuese të tij.

Williamson në total luajti me 22 pikë, 7 kërcime e 3 asistime, derisa luajti vetëm 18 minuta.


 
Të gjitha lajmet nga NBA