REPREZENTUESI I KOSOVËS

Zymer Bytyqi hyn si zëvendësues dhe sjell fitoren e Konyas
4 February, 2022 @19:54
Reprezentuesi i Kosovës Zymer Bytyqi ka qenë protagonisti kryesor i përballjes së sontme ku ekipi i tij Konyaspor fitoi ndaj Giresunspor dhe mori tri pikë të rëndësishme për tu përforcuar në pozitë të dytë të renditjes tabelare në Superligën turke.
Bytyqi u fut në lojë në minutën e 62 të ndeshjes në vend të brazilianit Amilton, ndërsa shënoi pas vetëm 3 minutash në fushë, për t’ia sjellë fitoren 1-0 ekipit të tij.
Me këtë fitore, Konya i afrohet Trabzonsporit lider në 6 pikë, ndërsa Bytyqi ka shënuar golin e pestë të stinorit 2021/22.
Te rezervat qëndroi përgjatë gjithë ndeshjes futbollisti i Shqipërisë, Endri Çekiçi, që sot nuk u fut në lojë nga trajneri Ilhan Palut.