ZYRTARE

Foto: FC PORTO
ZYRTARE: Gentrit Salihu transferohet te Porto!
27 August, 2021 @18:31
Cristiano Ronaldo mund të jetë “bomba” e ditës sa i përket futbollit botëror, por jo edhe sa i përket futbollist kosovar!
Lajmi i ditës e i muajit për futbollin kosovar është transferimi i Gentrit Salihut te Porto!
Futbollisti i talentuar kosovar sot e ka kompletuar zyrtarisht transferimin te gjigandi portugez Porto, një lëvizje kjo që rrallë shihet nga futbolli kosovar.
Mesfushori 18-vjeçar deri tash ishte pjesë e Besës së Pejës, kurse tash karrierën do ta vazhdojë te skuadra gjigande portugeze, Porto. Sipas të gjitha gjasave, Salihu fillimisht do të jetë pjesë e skuadrës U19, për t’u integruar dalëngadalë te skuadra seniore.