TE TIRANA
Zyrtare: Gerti Shima te Tirana
8 November, 2016 @13:03
Skudra e Tiranës pasi që ktheu në fillim të stinorit reprezentuesin Endrit Hysenagolli nga Bashkimi, së fundi ka zyrtarizuar edhe shqiptarin tjetër, Gerti Shima.
Shima së fundi ka qenë pjesë e Sigal Prishtinës, por këtë stinor nuk e nisi mirë aty dhe kishte minutazhë të vogël.
Si mesatare, Shima ka pasur 13.3 minuta për lojë, ku ka shënuar 4.3 pikë dhe 2.3 kërcime për ndeshje.
Ditë më parë është njoftuar për një mundësi kalimi të Shimës te Tirana, por ekipi nuk kishte bërë asgjë publike deri sot, kur e paraqiti në Ligën Ballkanike.
Shima gjatë karrierës së tij në Kosovë ka veshur së fundi fanellën e Sigal Prishtinës, ndërsa para saj ka qenë pjesë e Bashkimit dhe Pejës.