PLAYER OF THE WEEK
LeBron e Hill, lojtarët e javës në Konferenca
8 November, 2016 @8:40
Basketbollisti i Cleveland Cavaliers, LeBron James dhe ai i Utah Jazz, George Hill, janë përzgjedhur lojtarët më të mirë të javës në NBA, që përfshin datat 31 tetor 2016 - 6 nëntor 2016.
James (Konf. Lindore) çoi ekipin e tij në 3-0 gjatë javës me mesatare prej 24.7 pikëve, 11.3 asistimeve dhe 9.3 kërcimeve për ndeshje.
Ndërsa, Hill (Konf. Perëndimore) drejtoi xhezerët në 3-1 me mesatare prej 20.8 pikëve, 5.8 asistimeve dhe 3.3 kërcimeve për ndeshje.