TE KB PRIZRENI
Zyrtarizohen edhe për një stinor
19 March, 2019 @15:24
Klubi i basketbollit Prizreni ka zyrtarizuar sot vazhdimin e kontrateve të dy basketbollistëve të ekipit.
Pejani Blendi Matoshi si dhe amerikani Malcolm Canada kanë hedhur nënshkrimin në kontratat që i mbajnë ata edhe për një stinor me ekipin e Prizrenit.
Ekipi ka sqaruar se për shkak të disa detajeve të kontratës u vonua zyrtarizimi edhe pse marrëveshja me lojtarët në fjalë ishte arritur më parë.
Ndër të tjera, ekipi ka bërë të ditur se Canada do të punojë edhe me të rinjtë e interesuar për basketboll, pasi që shpejt do të aktivizojë edhe Shkollën e Basketbollit.
Prizreni përndryshe aktualisht është i pesti në klasifikim me një ndeshje më pak të zhvilluar sesa tjerët. Më 20 mars do të luajë ndaj Prishtinës, ndërsa dy ditë më vonë edhe ndaj Boreas.