Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FTESA

Zyrtarizohet ftesa e Kosovës për Betim Halimin

Zyrtarizohet ftesa e Kosovës për Betim Halimin


9 March, 2021 @18:33

Tashmë është edhe zyrtare. Betim Halimi ka pranuar ftesën e përfaqësueses së Kosovës dhe do të jetë në listën e përzgjedhësit Bernard Challandes për ndeshjet e muajit mars.

Kjo është konifirmuar nga klubit të Betim Halimit, Olimpik Donetsk, i cili ka dhënë njoftimin në faqen zyrtare të klubit ukrainas për ftesën e parë të futbollistit nga ana e dardanëve.

Halimi, 25 vjeçar, pritet të rritë konkurrencën mes portierëve në përfaqësuesen e Kosovës, së bashku me portierët e tjerë, Aro Muric, Samir Ujkani dhe Visar Bekaj.

Portieri nga Pozherani në Olimpik Donetsk luan që nga shkurti i vitit 2019, ndërsa më parë ka qenë pjesë e ekipeve si Trans Narva (Estoni) dhe skuadrat kosovare Drita, Hajvalia e Vllaznia.


 
Të gjitha lajmet nga