PJESA E PARË: AKADEMIK-BASHKIMI

20 minuta e ndajnë Bashkimin nga Final Four
4 April, 2018 @18:31
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes në Pllovdiv të Bullgarisë ndërmjet Akademikut dhe Bashkimit, ndërsa ekipi bullgar ka epërsi prej një pike pas 20 minutave të para lojë, 45-44.
Ky rezultat i konvenon Bashkimit, që mund të durojë deri më 12 pikë disavantazh për të arritur Final Fourin e parë në histori.
Më efikasi te Bashkimi është Mikaile Tmusic me 13 pikë, ndërsa te Akademiku, Martin Durchev me 11 pikë, sa ka edhe Dimitar Dimitrov.