SEVILLA - SALZBURG

4 penallti, 2 huqje, përfundon me barazim
14 September, 2021 @21:20
Stinori i ri në Ligën e Kampionëve ka nisur në mënyrën më të mirë.
Ndeshja në mes të Sevillas dhe Salzburgut, ka përfunduar me rezultat 1-1.
Salzburg që në minutën e 13, dështoi nga penalltia me lojtarin Karin Adeyemi, derisa në minutën e 21 Salzburgu fitoi përsëri penallti dhe kësaj radhe shënoi Luka Sucic.
Skuadra austriake fitoi edhe një penallti në minutën e 37’, kurse Sucic dështoi.
Referi Aleksei Kulbakov, akordoi penalltinë e katërt në ndeshje në minutën e 42’, në favor të Sevillas, ku rezultatin e barazoi Ivan Rakitic.
Sevilla nga minuta 50’, luajti me një lojtar më pak, ngase u ndëshkua me karton të kuq lojtari Youssef En Nesyri.
Këto dy skuadra gjenden në Grupin G së bashku me Lille e Wolfsburg.