GJILANI 3-4 MALISHEVA

Fotot: KFMalisheva/fb
7+ në Gjilan, fitorja Malishevës
15 May, 2022 @18:21
Në ndeshjen pa fare presion për Gjilanin e drejtuar nga trajneri i përkohshëm i ekipit Alban Hyseni, pas largimit të Munishit në javën e 30 të Superligës, të kuqtë që po kanë siguruar garat evropiane përkundër torpedove të Gerhard Prognit nga gjuajtet e lira, janë mposhtur nga Malisheva që po lufton për mbijetesë, Gjilani 3-4 Malisheva [Blerim Krasniqi 9, Gerhard Progni 45+4, 83 - Ronald Soboëale 42, 54, Albin Berisha 63, 84].
Golat në këtë ndeshje ridhnin si në filma, ndërsa të papriturat i bënte Progni nga gjuajtja e lirë, e Malisheva e drejtuar nga Arsim Thaci fiton në fund me golin e dytë të Albin Berishës nga afërsia.
Përndryshe kjo ka qenë fitorja e parë e Malishevës nga katër duelet sezonale të zhvilluara në 2021/22, derisa ekipi në xhiron e fundit pret Dukagjinin e Klinës në Liman Gegaj.
Malisheva me Drenicën po luftojnë kokë më kokë për mbijetesë direkte, për të mos mbetur në zonën e barazhit, ndërsa në xhiron e fundit varësisht prej rezultateve, edhe Prishtina e Dukagjini janë të rrezikuar që të përfundojnë stinorin në pozitën e barazhit.