NË ÇEKI
7 treshe nga Dardani në fitore
11 February, 2018 @18:57
Basketbollisti i reprezentacionit të Kosovës, Dardan Berisha, ka shënuar shtatë treshe në fitoren e thellë të ekipit të tij, në kuadër të Kupës së Çekisë, ndaj Opavës, 105-72.
Berisha ka luajtur 20 minuta, ka shënuar 23 pikë, ndërsa ka shutuar 7/12 për tre pikë, ka regjistruar një asistim, pesë kërcime dhe tre topa të rrëmbyer në fitoren e ekipit të tij, duke qenë lojtari i dytë më i vlefshëm në ekip në bazë të indeksit të efiçencës, +23.