TREPÇA '89 - ONIX

TOPSPORTI / ARKIV
‘89-shi gabon, rrezikon kreun
19 September, 2021 @18:20
Ndeshja e luajtur sot mes Trepçës ‘89 dhe Onixit në Mitrovicë ka përfunduar me barazim 1-1.
Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët, që golin e gjetën që në minutën e gjashtë përmes futbollistit Kfatty, kurse vendasit e barazuan rezultatin gjatë pjesës së dytë pëmres Rilind Nimanit nga pika e bardhë dhe ndeshja u mbyll me barazim.
Ky rezultat bën që ‘89-shit t’i rrezikohet kreu i klasifikimit. Nëse Vëllaznimi fiton nesër ndaj Lirisë, kreu i klasifikimit do t’i takojë gjakovarëve.