JAVA XIX
‘89-shi i afrohet kreut
19 March, 2013 @16:47
Trepça ‘89 ka shënuar fitore kundër Lirisë së Prizrenit me rezultat minimal 1-0, në ndeshjen që u zhvillua sot në stadiumin Riza Lushta në Mitrovicë.
Golin e fitores për xehetarët e shënoi Blerim Berisha në minutën e tretë të pjesës së dytë.
Nga dy ndeshjet e tjera të ditës së sotme, u arritën rezultate identike 1-1.
Llamkos Kosova takimin kundër Hajvalisë e filloi mirë duke shënuar që në minutën e tretë me anë të Festim Krasniqit, mirëpo dhjetë minuta më vonë Nikollë Dushi ia siguroi barazimin skuadrës së tij.
Sikurse në Kastriot, edhe në Gjilan skuadra mysafire ishte ajo e cila doli e para në epërsi. Për këtë u përkujdes Alban Tosuni i cili shënoi në portë të gabuar për epërsinë e hershme të skuadrës së Drenicës, ndërsa Drita rezultatin në 1-1 e barazoi në minutën 46’ me golin e Genc Sermaxhajt, duke u bërë shkaktar i barazimit të 13-të të Drenciës në këtë stinor.
Në radhitjen tabelare, fitorja e Trepçës ‘89 ka zvogëluar dallimin me skuadrën lidere, Prishtinën, në vetëm një pikë. Bardhekaltrit nesër do të jenë mysafir të Hysit.
Shiko tabelën aktuale të Raiffeisen Superligës së Kosovës
Rezultatet e arritura sot
Trepça '89 - Liria | 1-0 | Blerim Berisha 48' | |
Hajvalia - Llamkos Kosova | 1-1 | Nikollë Dushi 13' | Festim Krasniqi 3' |
Drita - Drenica | 1-1 | Genc Sermaxhaj 46' | Alban Tosuni 8' (AG) |