CASSANO
Emërton djalin sipas Messit
19 March, 2013 @11:10
Sulmuesi i Interit, Antonio Cassano, ka fituar edhe një djalosh në familje.
“Pas djalit të parë, ky është gëzimi më i madh në jetën time. E kam quajtuar Lionel, për shkak se jam tifoz i flaktë i futbollistit më të mirë në botë. Gruaja nuk pranoi në fillim, por e binda disi. Për mua Messi është futbollisti më i rëndësishëm në histori të këtij sporti. E dashuroj për futbollin e tij,” ka thënë Cassano për shoë-in televiziv, Undici.
Lionel ka lindur mbrëmë dhe bashkë me nënën, janë në gjendje të mirë shëndetësore. Antonio Cassano është i njohur për driblimet e tij, prandaj zanati i tij dhe dashuria për Messin, kuptohen.