BASHA
Basha merr lejen e FIFA-së
19 March, 2013 @16:08
Migjen Basha do të jetë në dispozicion të trajnerit Gianni De Biasi për ndeshjen kundër Norvegjisë që do të luhet këtë të premte.
Mesfushori 26 vjeçar ka siguruar lejen nga FIFA për ta veshur fanellën kuqezi dhe do të jetë plotësisht i gatshëm në përballjen e radhës.
Basha, i cili ka qenë përfaqësues i Zvicrës në grup moshat e reja, një kohë të gjatë ka pasur probleme për ta siguruar lejen e FIFA-së për ta përfaqësuar Shqipërinë.
Krahas tij, edhe Valdet Rama pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen me Norvegjinë. Futbollisti mitrovicas dje ka udhëtuar në Gjermani për t’i zgjidhur problemet me dokumentacion që të pajiset sa më shpejtë me pasaportë shqiptare.