HENRIKSEN
Shqipëria, ndeshje e fortë
18 March, 2013 @18:01
Mesfushori norvegjez i cili luan për skuadrën holandeze AZ Alkmaar, Markus Henriksen, ka dhënë disa deklarata për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Norvegjisë.
Futbollisti 20 vjeçar ndër tjerash ka vlerësuar lojën e kuqezinjëve duke shtuar se megjithatë shpreson fitore nga ekipi i tij.
“Do të jetë një ndeshje e fortë. Shqipëria ka cilësi më të mirë se që mendohet nga shumëkush, dhe është një ekip me aftësi të shkëlqyer. Por ne luajmë në shtëpi dhe do të dalim në fushë për t’i marrë 3 pikë nga kjo ndeshje. Jemi shumë të eksistuar për fitore dhe për të pasur një fillim të mirë për këtë vit,” ka thënë Henriksen.
Ndeshja ndërmjet Norvegjisë dhe Shqipërisë do të luhet të premtën më 22 mars në stadiumin e kryeqytetit norvegjez.
Ekipi skandinav gjendet në pozitën e dytë të grupit E me 7 pikë të tubuara, duke qenë në përcjellje të afërt nga Shqipëria dhe Islanda që kanë nga një pikë më pak.