CHRIS PAUL
A do të luaj në All Star?
11 February, 2014 @20:46
Super ylli i Los Angeles Clippersit, Chris Paul, është në gjendje të paraqitet në ndeshjen e All Starit.
Pas lëndimit të tij nga krahu, Paul është rikthyer në parket në ndeshjen me Philadelphian, por ishte pikëpyetje se a do të luaj në ndeshjen e yjeve.
Megjithatë, MVP i vitit të kaluar në All Star, deklaroi se do të jetë në New Orleans me 16 shkurt.
“Së pari, të jem shëndoshë dhe të jem në mesin e skuadrës është shumë mirë. All Stari është një organizim i veçantë, por më me rëndësi është shëndeti, All Stari për mua është në planë të dytë, por megjithatë do të jem në All Star”, ka thënë Paul.
Chris Paul, vitin e kaluar ishte zgjedhur lojtari më i mirë në ndeshjen e All Starit.