KASTRIOTI (F) STATS
Agnesa Rrahmani koshashënuesja më e mirë e ligës dhe e Kastriotit
1 June, 2020 @20:46
Skuadra e Kastriotit në stinorin e papërfunduar 2019/20 në Ligën e Femrave, kishte bilanc prej 2 fitoreve e 14 humbjeve.
Krahas bilancit të dobët, skuadra ferizajase e kishte koshashënuesen më të mirë të ligës, Agnesa Rrahmanin.
Agnesa ishte njëra prej dy lojtareve në Ligën e Femrave që e kaloi shifrën e 300 pikëve. Ajo në 14 ndeshje ka shënuar 362 pikë dhe luajti me mesatare prej 25.8 pikëve për ndeshje.
Pas Agnesës, te Kastrioti vetëm edhe Anita Grainca ka kaluar cakun e 100 pikëve. Anita luajti me 119 pikë në 13 ndeshje, kurse e treta në listë ishte Edita Lutfiu me 84 pikë.
Më poshtë mund ta gjeni listën e plotë e koshashënueseve te skuadra e Kastriotit për stinorin 2019/20.
TË GJITHA KOSHASHËNUESET E KASTRIOTIT (F) 2019/20 NË LIGËN E FEMRAVE
1.Agnesa Rrahmani | 362 pikë | 14 ndeshje | |
2.Anita Grainca | 119 pikë | 13 ndeshje | |
3.Edita Lutfiu | 84 pikë | 14 ndeshje | |
4.Erina Berisha | 51 pikë | 14 ndeshje | |
5.Artina Hoxha | 24 pikë | 15 ndeshje | |
6.Agnesa Robaj | 17 pikë | 9 ndeshje | |
7.Agnesa Thaqi | 16 pikë | 5 ndeshje | |
8.Adea Rexhepi | 9 pikë | 12 ndeshje | |
9.Rrona Hetemi | 8 pikë | 9 ndeshje | |
10.Vlera Goga | 7 pikë | 5 ndeshje | |
11.Arbnora Qerkini | 1 pikë | 13 ndeshje | |
12.Alma Lama | 0 pikë | 1 ndeshje | |
13.Anita Sherifi | 0 pikë | 2 ndeshje | |
14.Samire Orana | 0 pikë | 2 ndeshje |