Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA NDESHJES

Ajax vs United, finalja ‘e vogël’ evropiane

Ajax vs United, finalja ‘e vogël’ evropiane


23 May, 2017 @20:57

Pas mbylljes së pothuajse të gjitha ligave evropiane dhe me një verë pa gara madhore, përjashto Kupën e Konfederatave, dy ndeshjet e fundit që kanë vëmendjen më të madhe për sezonin 2016/2017 janë finalja e Europa Leagues dhe ajo e Champions Leagues.

E para prej tyre luhet në Stokholm nesër dhe kjo finale ‘e vogël’ evropiane, pasi që e madhja luhet më 3 qershor në Cardiff, përballë vendos dy gjigantë të futbollit evropian. Ajaxi, 5 herë fitues i Champions Leagues, rikthehet në një finale evropiane pas një kohe të gjatë, ndërsa aty përballë do ta ketë Manchester Unitedin e Jose Mourinhos, skuadër kjo që ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm në futboll përveç Europa Leagues dhe këtë gjë e kërkon me çdo kusht në këtë finale. Gjithsesi, për Unitedin triumfi në këtë garë do të nënkuptonte kualifikim në Champions League, gjë që ka më tepër rëndësi sesa vetë ky trofe.

HISTORIA

Kjo është hera e pestë që këto dy skuadra ndeshen mes vete në gara evropiane.

Për herë të parë këto skuadra u takuan në Kupën UEFA në sezonin 1976/1977. Ajaxi e fitoi ndeshjen e parë në Holandë me rezultat 1-0, mirëpo United kualifikimin e arriti me fitoren 2-0 në ndeshjen e kthimit.

Përballja e dytë mes skuadrave erdhi në sezonin 2011/2012 në Europa League. Manchester Unitedi i Sir Alex Fergusonit kishte fituar 0-2 në Amsterdam me golat nga Ashley Young dhe Javier Hernandez, ndërsa ndeshja e dytë në Angli u fitua 1-2 nga Ajaxi, mirëpo ishte e pamjaftueshme për kualifikim, me Unitedin që vazhdoi tutje.

MUNGESAT

Kur jemi te mungesat, United është dukshëm më i hendikepuar. Për shkak të lëndimeve, te United mungojnë Zlatan Ibrahimovic, Luke Shaw, Marcos Rojo dhe Ashley Young, ndërsa i suspenduar është Eric Bailly. Sa i përket Ajaxit, i suspenduar për finale është Viergever, ndërsa i lënduar është Sinkgraven.

STATISTIKA

- United është i pamposhtur në 10 ndeshjet e fundit në Europa League (7 fitore, 3 barazime). Humbja e fundit erdhi nga Fenerbahçe me rezultat 2-1 në fazën e grupeve.

- Ajaxi është pa fitore në 6 ndeshjet e fundit evropiane jashtë Amsterdam Arenas (3 barazime, 3 humbje).

- Ajaxi ka më së shumti goditje në portën kundërshtare nga të gjitha skuadrat e Europa Ligës (95). United ka 76 gjuajtje në portë këtë sezon të Europa Ligës.

- Ajaxi është ndëshkuar me 45 kartonë të verdhë dhe 4 të kuq sivjet në Europa League, më shumë se çdo skuadër tjetër. United ka marrë 21 të verdhë dhe 2 të kuq.

- Jose Mourinho është takuar 6 herë me skuadrën e Ajaxit dhe ka 6 fitore me golaverazh 20-2.

ZLATAN IBRAHIMOVIC

Pa dyshim se për t’u përmendur para këtij takimi është suedezi Zlatan Ibrahimovic, i cili mund të konsiderohet njeriu më i pafat nga e gjithë kjo ngjarje. Suedezi në fjalë ka luajtur për të dyja skuadrat finaliste, Ajaxin dhe Manchester Unitedin, ndërsa për më tepër edhe finalja zhvillohet në shtëpinë e tij, Suedinë, ndërsa është pikërisht Zlatan ai që mungon për shkak të lëndimit. Përveç Zlatanit, edhe dy lojtarë momental të Manchester Unitedit më parë ishin të Ajaxit. Bëhet fjalë për mbrojtësit Daley Blind the Timothy Fosu-Mensah.


JERMAIN DEFOE

Defoe mbetet në Premier Ligë

Premier League

Defoe mbetet në Premier Ligë

23/05/17 @ 14:31

TE MAQEDONIA

Vetëm 3 shqiptarë te Maqedonia

Russia 2018/International/Sportistë shqiptarë në botë

Vetëm 3 shqiptarë te Maqedonia

23/05/17 @ 14:21

SHORTI I CHAMPIONS LEAGUE

Kukësin e pret rival i vështirë në short

FSHF Kategoria Superiore/Champions League

Kukësin e pret rival i vështirë në short

23/05/17 @ 10:06

LEGJIONARI

Andis Shala i lumtur me golat, i falenderon bashkëlojtarët

Bundesliga/Sportistë shqiptarë në botë

Andis Shala i lumtur me golat, i falenderon bashkëlojtarët

23/05/17 @ 09:30

GAUCHOS

Argjentina fton Icardin kundër Brazilit

International

Argjentina fton Icardin kundër Brazilit

23/05/17 @ 09:00

NË SUPERIORE

Kamza kthehet në elitë

FSHF Kategoria Superiore

Kamza kthehet në elitë

23/05/17 @ 08:27

KEK-u - NEW BASKET

KB KEK-u në gjysmëfinale të Play Offit, New Basketi rrezikon

FBK Liga e Parë

KB KEK-u në gjysmëfinale të Play Offit, New Basketi rrezikon

28/02/25 @ 23:40

VUSHTRRIA - KOSOVARI

Fitore e madhe për Vushtrrinë ndaj KB Kosovarit, shpreson në mbijetesë

FBK Liga e Parë

Fitore e madhe për Vushtrrinë ndaj KB Kosovarit, shpreson në mbijetesë

28/02/25 @ 23:37

KERASAN - BOREA

Borea mposht rivalin direkt, pranë Play Offit

FBK Liga e Parë

Borea mposht rivalin direkt, pranë Play Offit

28/02/25 @ 22:31

GRAPELAND - ISTOGU

12/12 për Grapelandin

FBK Liga e Parë

12/12 për Grapelandin

28/02/25 @ 22:25

PËRFORCIM I RI TE TREPÇA

Madut Junior - zyrtarisht te Trepça!

FBK Superliga

Madut Junior - zyrtarisht te Trepça!

28/02/25 @ 20:30

VJEN VENDIMI! KAMPIONI FITON NË TAVOLINË

Ballkani merr fitore në tavolinë ndaj Feronikelit’74

FFK Superliga

Ballkani merr fitore në tavolinë ndaj Feronikelit’74

28/02/25 @ 15:12

SHORTI PËR GJYSMËFINALE!

Kupa e Kosovës: Caktohet data e shortit për ndeshjet gjysmëfinale

Kupa e Kosovës/FFK Superliga/FFK Liga e parë

Kupa e Kosovës: Caktohet data e shortit për ndeshjet gjysmëfinale

28/02/25 @ 14:52

VENDIMI I KDE-së

Suspendohet Statovci!

FFK Liga e parë

Suspendohet Statovci!

28/02/25 @ 14:44

NGA INFORMATORI NR. 21

Informatori Nr. 21 i pastër, pa dënime për klube

FBK Superliga

Informatori Nr. 21 i pastër, pa dënime për klube

28/02/25 @ 12:19

MVP I XHIROS XXI

Alex Lomax (Bora) - MVP (21)

FBK Superliga

Alex Lomax (Bora) - MVP (21)

28/02/25 @ 11:12


 
Të gjitha lajmet nga