LEGJIONARI
Andis Shala i lumtur me golat, i falenderon bashkëlojtarët
23 May, 2017 @9:30
Sulmuesi i Babelsbergut në ligën rajonale të Gjermanisë (Veri-Lindje), Andis Shala, ka falenderuar përmes Facebookut bashkëlojtarët e tij, pas një stinori fantastik që kaloi me ekipin.
Shala shënoi 21 gola në 31 ndeshje të zhvilluara me ekipin e tij Babelsberg, ndërsa kaloi stinorin më të mirë aty.
“Dua t’ju falenderoj për një stinor të mrekullueshëm. 21 golat, nuk do të mund t’i shënoja pa ndihmën tuaj. Ju dëshiroj sukses dhe gjitha të mirat të gjithëve,” ka shkruar Shala në Instagram.