NË MAQEDONI
Ibraimi e Hasani ftohen për ndeshje ndaj Turqisë dhe Spanjës
22 May, 2017 @15:26
Përfaqësuesja e Maqedonisë në fillim të muajit të ardhshëm do të kthehet në skenë me dy përballje dhe në të njëjtat në përbërje do të jenë dy futbollistë “kuqezi” të Shkëndijës.
Seleksionuesi Igor Angelovski në adresë të klubit ka dërguar ftesë për Ferhan Hasanin dhe Besart Ibraimin, në të cilët llogarit për dy takimet e radhës.
Maqedonia më 5 qershor në Shkup përballet me Turqinë në një takim kontrollues, ndërsa më 11 qershor poashtu në Shkup pason takimi me Spanjën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Rusi 2018”.
Grumbullimi i ekipit përfaqësues është paraparë më 30 maj, ndërsa lojtarët do të jenë të lirë të kthehen në klub pas ndeshjes me Spanjën, më 12 qershor.