PAS GJILANI-DRITA
Futbollistët dhe ekipet në disciplinore pas derbit
22 May, 2017 @14:52
Komisioni i Garave të FFK-së ka inicuar sot procedurë disciplinore ndaj ekipeve të Dritës dhe të Gjilanit, pas derbit të zhvilluar të shtunën, ku Drita fitoi 1-0.
Përveç ekipeve, në disciplinore janë futur edhe futbollisti i Gjilanit, Betim Haxhimusa, ai i Dritës, Bergin Maliqi si dhe përfaqësuesit e sigurisë të dyja ekipeve.
Vendimi i KG-së:
1.Ndaj lojtarit të KF ‘Gjilani’, Betim Haxhimusa me nr lic 22 dhe nr lib 02347 (motivi- ndëshkim me karton të kuq kacafytje me lojtarin kryesor në ndeshjen KF ‘Gjilani’ – KF ‘Drita’, e zhvilluar në Gjilan, me datë 21.05.2017) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
2.Ndaj lojtarit të KF ‘Drita’, Bergin Maliqi me nr lic 17 dhe nr lib 301/Gj (motivi- karton i kuq, kacafytje me lojtarin kundërshtar në ndeshjen KF ‘Gjilani’ – KF ‘Drita’, e zhvilluar në Gjilan, me datë 21.05.2017) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
3.Ndaj përfaqësuesit për siguri të KF ‘Gjilani’ Agron Korça (motivi- largim nga bankina shkaku i fjalosjes dhe kacafytjes si iniciator kyç me përfaqësuesin zyrtar të KF ‘Drita’, Fisnik Kërçeli) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes dhe incizimeve TV.
4.Ndaj përfaqësuesit të KF ‘Drita’ Fisnik Kërçeli (motivi-largim nga bankina shkaku i fjalosjes dhe kacafytjes me personin për siguri të KF ‘Gjilani’, Agron Korça) sipas raporteve të personave zyrtarë të ndeshjes dhe incizimeve TV.
5.Ndaj KF ‘Gjilani’ (motivi-lëshim në organizimin e ndeshjes fyerje në kor, hedhje të gjësendeve dhe mjeteve piroteknike –flakadanëve në fushë gjatë ndeshjes si dhe lëshimi i dronit pa leje të askujt në këtë ndeshje) sipas raporteve të personave zyrtarë të ndeshjes.
6.Ndaj KF ‘Drita’ (motivi – fyerje dhe sharje në kor, hedhje të gjësendeve dhe mjeteve piroteknike në fushë gjatë ndeshjes) sipas raporteve të personave zyrtarë të ndeshjes.