KONFIRMOHET
Milani bën goditjen e parë verore
22 May, 2017 @12:30
Pasi e siguruan Europa Leaguen dje, Milani ka bërë sot goditjen e parë në tregun veror.
Në ambientet e skuadrës rossonere sot është fotografuar qendërmbrojtësi i Villarrealit, Mateo Musacchio, duke i bërë testet mjekësore, ndërsa transferimi i tij do të zyrtarizohet në orët e ardhshme.
Shuma e transferimit pritet të jetë 18 milionë euro, derisa ky pritet të jetë njëri nga disa transferimet verore të Milanit, skuadër kjo që këtë verë ka buxhet shtesë për shkak të kalimit në dorë të pronarëve kinezë. Pas Musacchios, transferimi i dytë pritet të jetë mesfushori Franck Kessie, i cili thuhet të jetë pranë kalimit në ‘San Siro’ për 28 milionë euro nga Atalanta.