DAVID MOYES
Ra nga Premier Liga, ofroi dorëheqjen
22 May, 2017 @23:13
Sunderland u bë ekipi i parë këtë stinor që ra nga Premier Liga, ndërsa tashmë kur përfundoi stinori, David Moyes, kryetrajner i ekipit ofroi dorëheqjen.
Skocezi 54 vjeç njoftoi drejtuesit e klubit sot, ndërsa nuk ka kërkuar asnjë lloj dëmshpërblimi nga ekipi për prishje të hershme të kontratës, për çka Sunderland ka falenderuar Moyesin.
“Dëshiroj t’ju falenderoj për mundësinë që ma dhatë dhe shpresoj që lojtarët dhe pasardhësi im do të bëj kthimin e shpejt në Premier Ligë,” ka thënë Moyes për faqen zyrtare të klubit të ‘maceve të zeza’.