TE MAQEDONIA
Vetëm 3 shqiptarë te Maqedonia
23 May, 2017 @14:21
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Maqedonisë në futboll, Igor Angelovski, ka publikuar emrat e futbollistëve që do t’i llogarisë për dy ndeshjet e radhës ndaj Turqisë (miqësore) dhe Spanjës (kualifikuese).
Në mesin e 21 futbollistve të ftuar, në listën e Angelovskit janë përfshirë vetëm tre shqiptarë edhe atë, Besart Ibraimi, Ferhan Hasani dhe Ezgjan Alioski.
Portier: Stole Dimitrievski, Filip Gaçevski, David Mitov;
Mbrotja: Stefan Ristovski, Daniel Mojsov, Kire Ristevski dhe Kristijan Tosevski;
Mesfusha: Stefan Spirovski, Ferhan Hasani, Ostoja Stjepanovic, Dushko Trajçevski, Ezgjan Alioski, Elif Elmaz, Darko Çurlinov, Jani Atanasov;
Sulmi: Goran Pandev, Ilija Nesterovski, Aleksandar Trajkovski, Ivan Triçkovski, Besart Ibraimi, Amel Rustemovski.
Më parë, në listën e lojtarëve të IRJ Maqedonisë kanë figuruar së paku 5 lojtarë shqiptarë. IRJ Maqedonia është në një grup me Shqipërinë në kualifikime për Botëror, ndërsa rivali i saj në miqësore, Turqia, pas kësaj ndeshjeje do të udhëtojë në Shkodër për ndeshje me Kosovën.