NGJARJE

Foto: BBCSports
Aksidentohet Bruno! Shpëton pa lëndime
19 April, 2022 @0:59
Futbollisti portugez i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, është aksidentuar të hënën me makinën e tij derisa po shkonte në qendrën stërvitore të klubit ku luan.
Sipas informatave të BBC Sports, Bruno Fernandes 27-vjeç nuk ka pasur ndonjë lëndim nga ky aksident komunikacioni, ndërsa zëdhënësi i shërbimit të shpëtimit dhe zjarrfikësve të Manchesterit ka konfirmuar sigurimin e makinave pas aksidentit dhe në pamje të parë të involvuarit kanë qenë mirë më shëndet.
“Ai është mirë dhe do të jetë i gatshëm që nesër,” është cituar të ketë thënë trajneri i përkohshëm i Manchester Unitedit Ralf Rangnick, derisa ekipi udhëton për ndeshje derbi ndaj Liverpoolit në Anfield Road të martën mbrëma.
Liverpool po lufton për titull kampioni në Premier Ligë, ndërsa Manchester United po shikon mundësinë të kap TOP 4-shen për të qenë pjesë e Ligës së Kampionëve stinorin e ardhshëm.