KALON OPERIMIN ME SUKSES

Alan Wiggins operohet me sukses
12 January, 2023 @16:41
Basketbollisti i posaardhur te Prizreni, Alan Wiggins, është operuar me sukses ka bërë të ditur ekipi i tij, mirëpo, fatkeqësisht ai nuk do të mund të ndihmojë skuadrën në vazhdim të kampionatit.
Wiggins u prezantua si lojtar i ri i Prizrenit në ditën e parë të vitit, mirëpo ai nuk arriti t’i ndihmojë fare skuadrës për shkak të lëndimit. Pritet të shihet se a do të gjejë një zëvendësim të shpejtë për lojtarin në fjalë ekipi i Prizrenit, që ka falenderuar mjekët e spitalit, duke theksuar se janë jashtëzakonisht mirënjohës për shërbimin e ofruar.