BOREA - FERONIKELI

Albin Berisha me triple-double, Borea fillon me fitore në Ligën e Parë
15 October, 2021 @20:16
Me performancën fenomenale të Albin Berishës, Borea e mposhti Feronikelin me rezultat 89-47.
Borea në 10 minutëshin e parë pësoi vetëm 5 pikë dhe shënoi 20, ku e bëri dallimin dhe e kontrolloi ndeshjen deri në fund.
Albin Berisha në këtë ndeshje ishte i pakapshëm. Basketbollisti i Pejës që luan me licensë të dyfishtë, ishte larg 3 topa të rëmbyer për dyshifror të katërfishtë (quadruple double). Ai luajti me triple-double prej 31 pikëve, 11 asistimeve, 11 kërcimeve dhe 7 topave të rrëmbyer.
Berisha u ndihmua edhe nga Mirza Muriq me 13 pikë e 18 kërcime.
Te Feronikeli u veçuan Roni Pupovci me 13 pikë e 8 kërcime dhe Butrint Gashi me 12 pikë e 11 kërcime.
Borea në xhiron e dytë takohet me AS Prishtinën, kurse Feronikeli me New Basketin.