A&N - RAHOVECI

Foto: KF Rahoveci
A&N e Rahoveci barazojnë në Prizren
19 September, 2021 @18:14
1-1 ishte rezultati përfundimtar i takimit të sotëm mes skuadrës prizrenase A&N dhe Rahovecit.
Takimi ishte i vlefshëm për xhiron e katërt të Grupit A të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.
Ardt Jaupaj shënoi në minutën e 13’ për A&N, kurse rezultatin e barazoi Isa Eminhaziri nga penalltia në minutën 90+5’.
Momentalisht, Rahoveci ndodhet në vendin e gjashtë të Grupit A të Ligës së Parë, kurse skuadra A&N renditet e katërta.