A&N

A&N synon Superligën në stinorin e ri, premtohen përforcime cilësore
22 May, 2021 @20:16
Skuadra nga Prizreni, A&N, e cila ka një histori të shkurtër vetëm 4 vjecare, tashmë ka bërë të qartë synimet për stinorin e ri.
Ekipi që garon në Ligën e Parë, synim kryesor ka inkuadrimin për herë të parë në Superligë.
Këtë e ka bërë të ditur vet klubi nëpërmjet një postimi, ku gjithashtu për arritjen e synimit është premtuar se do të bëhen përforcime cilësore.
Më poshtë postimi i plotë nga skuadra prizrenase:
“Pas një projekti madhështor siç po pritet të prezantohet ajo e akademisë së futbollit FC A&N, drejtori sportiv i yni z.Genc Tamniku nuk e lë anash ekipën seniore ku synimi kryesor është Superliga, ku do ketë transferime mjaft cilësore dhe ku do na ndihmojnë në arritjet e qëllimeve tona. Si një klub i organizuar do bëjmë çmos që sezoni i ri të jetë i yni dhe të inkuadrohemi në rangun më të lartë të futbollit tonë atë të Superligës. Premtojmë që nuk do të dorëzohemi deri në momentin e fundit ku angazhimi dhe motivi do të jetë akteri kryesor i skuadrës sonë. Të bashkuar drejt Superligës”