SUPERKUPA E EVROPES
Anglezët ndajnë drejtësinë në Superkupën e Evropës
15 September, 2020 @11:36
Komiteti i Referëve të UEFA-së ka bërë ditur se ka përcaktuar anglezin Anthony Taylor si refer kryesor për ndeshjen e Superkupës së Evropës mes Bayernit dhe Sevillës.
Ndeshja do të zhvillohet në Puskas Arena të Budapestit më 24 Shtator, të enjtën.
I lindur në Manchester, Taylor 41-vjeç së fundi ka qenë i deleguar në përballjen e Paris St Germainit me Atalantan në Champions League. Ai është refer që prej vitit 2002, ndërsa si refer i UEFA-së punon prej vitit 2009. Ai është i rregullt në gara ndërkombëtare.
Ndihmësit e Taylorit dhe ekipi i VAR-it gjithashtu do të jenë nga Anglia, derisa referi i katërt i ndeshjes vjen nga Izraeli.
EKIPI I REFERËVE NË SUPERKUPËN BAYERN-SEVILLA:
Kryesor: Anthony Taylor;
Ndihmës: Gary Beswick, Adam Nunn;
I katërt: Orel Grinfeeld;
VAR: Stuart Attwell;
Ndihmës VAR: Paul Tierney.