KOSOVA U21
Arbenit Xhemajli mbyll stinorin 2020/21
15 October, 2020 @13:41
Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Arbenit Xhemajli, ka mbyllur sezonin 2020/21 për shkak të lëndimit.
Lajmin e konfirmoi trajneri i Sunderlandit, Phil Parkinson, duke thënë se lëndimi është shumë serioz.
“Fatkeqsisht Arbeniti ka pësuar një lëndim shumë serioz në gjurin e tij me Kosovën U21 dhe ai do të mungojë në pjesën e mbetur të stinorit, një lajm ky shumë i keq.”
Xhemajli ishte transferuar në muajin shtator te Sunderlandi.