DRENICA 0-1 DUKAGJINI

Arbër Shala sjell fitoren “e mbijetesës” për Dukagjinin
16 April, 2022 @17:59
Me të majtën, goditje precize në moment kur thyhet ndeshja. Kaq ishte ajo që kërkoi Arbër Shala i Dukagjinit për t’ia sjellë tre pikë, ndoshta edhe të mbijetesës, ekipit të tij, pasi që tashmë skudra e Armend Dallkut po stabilizohet në pozitën e barazhit ku pritet të jetë favorite për mbijetesë në Superligë.
E fitorja e madhe e Dukagjinit ndaj Drenicës nuk ka kujt t’i adresohet pos insistimit të Shalës për të shënuar 18 minuta para fundit të ndeshjes për të nxjerrë rezutltatin në përballjen e zhvilluar në Bajram Aliu, Drenica 0-1 Dukagjini [Arbër Shala 72].
Në pjesën e parë të ndeshjes nuk kishte gola, por u regjistruar raste për top-golashënuesin e Drenicës Kreshnik Uka, që u ndalë nga Altik Muhaxhiri i Dukagjinit, ndërsa te klinasit Altin Merlaku ka tentuar disa herë! Pa gola, pjesa e parë 0-0.
Paralajmërues për golin e fitores së Dukagjinit mund të thuhet që ka qenë Ergyn Ahmeti. Ai me një shut të tij qëlloi shtyllën 8 minuta para se të vinte goli, e kur rezultati u bë 0-1 atëherë gjithçka u bë më e lehtë dhe Dukagjini shkoi te fitorja për të marrë tri pikë të reja.
Derisa për Drenicën e Tahir Lushtakut kjo është humbja e katërt në pesë ndeshjet e fundit, Dukagjini përveç që ka bërë dallimin 9 pikë nga pozita e nëntë, është afruar edhe në dy pikë te pozita që siguron mbijetesën pa barazh. Drenica në mendime!