ARRESTIME!
Foto nga arkivi
Arbnor Rifati dhe Daut Mehmeti - raportohet të jenë arrestuar
30 June, 2023 @13:16
Ish-kryetrajneri i Ponte Prizrenit, Arbnor Rifati dhe gjyqtari Daut Mehmeti është raportuar të jenë arrestuar nga Policia e Krimeve Ekonomike të Kosovës, ka bërë të ditur Koha.net pak më parë.
Arsyeja e arrestimit të tyre është se dyshon për kurdisje ndeshjesh, është bërë e ditur më tej në lajm. Gjatë këtij muaji, për gjyqtarin Mehmeti u bë e ditur se është suspenduar përjetësisht nga FIBA të ushtrojë detyrën e tij.
Dyshimet për kurdisje është raportuar të jenë kryesisht për ndeshje në BIBL, por jo vetëm atë. Rifati pos që ka drejtuar Ponte Prizrenin, ka qenë edhe pjesë e shtabit teknik të reprezentacionit senior të Kosovës. Sipas njoftimit të Koha.net, për ta është bërë edhe kërkesa për paraburgim. ◼️