VETËM PËR BRYANTIN

Arenas kërkon kontratë për Koben
18 February, 2016 @19:13
Viti i fundit i super yllit, Kobe Bryant, bëri që të stërmbushin tifozët e Lakersit, palestrën Staples Center.
Ndërsa, ish lojtari problematik i Washington Wizardsit, Gilbert Arenas, në llogarinë e tij në Instagram, në mënyrë humoristike, tregoi se palestra është e mbushur dhe kërkon nga skuadra e Lakersit, një kontratë 10 ditore, për ta shikuar Kobe Bryantin, në ndeshjet e fundit të karrierës së tij në Los Angeles.
Mbetet të shihet se a do të merret parasysh kjo ofertë e Arenas, derisa lojtari në fjalë është pensionuar nga basketbolli në vitin 2013.