Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJILANI . DRITA

Armend Thaqi me supergol, Gjilani fiton derbin e qytetit

Armend Thaqi me supergol, Gjilani fiton derbin e qytetit


15 December, 2024 @15:10

Fitore e Gjilanit në derbin e qytetit ndaj Dritës.

Një tjetër derbi që i gjeti skuadrat gjilanase pa stadium dhe u luajt në një fushë ndihmëse u mbyll 1-0 (Armend Thaqi 86’) për Gjilanin, rezultat i cili e çon këtë skuadër në vendin e gjashtë të renditjes.

Pjesa e parë la fort për të dëshiruar dhe u mbyll pa gola, e goli i vetëm i ndeshjes u shënua në pjesën e dytë.

TABELA AKTUALE

Ishte kapiteni Armend Thaqi ai që me një supergol me të majtën në minutën e 86’ ia dha Gjilanit fitoren, që për skuadrën e Ardian Nuhijit është e pesta në 17 ndeshjet e luajtura.

Pas humbjes së sotme, e dyta e sezonit, Drita ka shtatë pikë më shumë se Ballkani i vendit të dytë, duke mbetur akoma favorite për titullin kampion.

Xhiron që vjen, Gjilani i shkon Ferizajit, kurse Drita ka punë me Niklin 74 në shtëpi.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga