BORIS KURTOVIC

BOROZANI/Edrin Shkuliqi
Arsyet e humbjes
12 November, 2014 @10:06
Peja u mposht pas vazhdimeve nga Rilski Sportist mbrëmë në Samokov të Bullgarisë. As paraqitja fantastike e disa individëve, si Samir Shaptahovic e Drilon Hajrizi, nuk i ndihmuan verdhezinjëve gjatë 40 minutave lojë.
Kjo pasi që ndeshja shkoi në vazhdime dhe aty Peja e përballur me gabime personale të lojtarëve kyq, u mposht në fund, për të përjetuar humbjen e dytë jashtë.
“E dimë se Rilski është ekip shumë i mirë. Ne i shikuam ndeshjet e tyre dhe u përgatitëm për ata. Sidoqoftë, ne kemi probleme me lëndime dhe u munduam të tregojmë më të mirën tonë. Ishim shumë afër fitores, por duhet uruar edhe kundërshtarin,” ka thënë fillimisht trajneri i Pejës, Boris Kurtovic, transmeton faqja zyrtare e BIBL sot.
Shiko tabelën aktuale të Balkan League
“Ambicia jonë është të luajmë. Sikurse thashë ne kemi probleme me lëndime. Shënuesi më i mirë i yni Hrvoje Puljko është i lënduar, ndërsa edhe qendra Teo Simovic nuk ishte i gatshëm për 100% lojë. Tash për tash na duhet të kalojmë në fazën tjetër të garave. Derisa për Shaptahovicin mund të them se është lojtar shumë i mirë me shumë përvojë dhe e di shumë mirë se si luhen këto ndeshje, duke treguar edhe njëherë cilësinë e tij,” ka përfunduar kroati deklaratën e tij.
Samir Shaptahovic shënoi 38 pikë të mrekullueshme mbrëmë në disfatën e dytë të Pejës në kuadër të Grupit A të BIBL, derisa Drilon Hajrizi regjistroi double-double prej 14 pikëve dhe 12 kërcimeve në ndeshje.
Ndeshja e mbrëmshme, Rilski-Peja
Peja pushon në xhiron e ardhshme të Balkan League, derisa ndeshja e radhës për verdhezinjtë është në dhjetor kur presin Kumanovën në Karagaç.