Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË GJEVGJELI

Takimi i të pamposhturve

KBPrishtina/ Q. Tërnava/Facebook

Takimi i të pamposhturve


12 November, 2014 @9:53

Djelmoshat e Sigal Prishtinës që ende nuk kanë përjetuar humbjen këtë stinor në asnjë garë, dëshirojnë me çdo kusht të tregojnë se janë më të fortit në Grupin B të Balkan League, në ndeshje ndaj Kozuvit të Gjevgjelisë. 

Kozuv, që stinorin e kaluar nuk arriti të kualifikohet në Play-Off të BIBL, këtë stinor është një ekip krejt tjetër. Janë më të fuqishëm dhe janë konsoliduar edhe financiarisht. Maqedonasit, gjithashtu nuk kanë pësuar asnjë humbje deri më tani në Grupin B të BIBL. 

Stinorin e kaluar Sigal Prishtina kishte arritur ta mposht në fund Kozuvin dhe atë ngushtë 83-85, ndërsa në Pallatin e Rinisë kryeqytetatit mposhtën maqedonasit me epërsi 10 pikëshe, 68-58. 

Tabela aktuale dhe rezultatet e deritashme

As te Prishtina, por as te Kozuvi nuk janë raportuar lëndime të lojtarëve që do të thotë se ndeshja do të jetë luftë - deri në sekondën e fundit për të mbetur i pamposhtur. 


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League