GAZMEND ASLLANI
Asllani: Gabimi në fund, kushtoi
19 January, 2017 @12:44
Ndihmës trajneri i Trepçës, Gazmend Asllani, pas eliminimit të ekipit mitrovicas nga garat e mëtutjeshme në BIBL ka thënë se gabimi në fund të ndeshjes i kushtoi ekipit.
“E patëm fitoren në duar tona, por një gabim në mbrojtje kushtoi shumë dhe iku fitorja. Fati ishte në anën e Pejës,” ka thënë ai pas ndeshjes, shkruan sot faqja zyrtare e BIBL.
Trepça debutoi këtë stinor në garat e BIBL dhe një xhiro para përfundimit të fazës së parë të garave, u eliminua.