LA LIGA

Foto:Google
Atlético Madrid distancohet nga rivalët
11 March, 2021 @13:27
Ekipi i Simeones mposhti Athletic Bilbaon me rezultat 2:1.
Iker Muniain shënoi golin për të kaluar në epërsi Bilbaon por më pas shënuan Marcos Llorente dhe Luis Suárez për të ndihmuar ekipin e tyre të distancohen nga rivalët më të afërt Barcelona dhe Real Madridi.
Atlético Madrid ka ikur gjashtë pikë ndaj blaugranëve dhe tetë ndaj ekipit të Zizous, me 12 ndeshje për t`u luajtur.
Muajin shkurt lojtarët e Simeones nuk e filluan mirë pasi morën vetëm katër pikë në 12 ditë, por kjo fitore bëri që të ngriten më lart se ekipet tjera.