FLET KAPITENI
Azemi: Trofeu i dedikohet Plisave
19 February, 2017 @22:21
Kapiteni i Sigal Prishtinës, Edmond Azemi, në deklaratën e tij pas marrjes së trofeut të 12 të Kupës si ekip ka thënë:
“E kemi ditur se do të jetë vështirë. Nuk ishin të saktë sa ne që ishim të mirë në treshe. Plisat na kanë munguar shumë. Kemi pritur se do të vijnë. Kemi pas informata që janë nisë. Kemi luajtur për ta. Ata janë lojtari i gjashtë. Ia dedikoj trofeun atyre.”
Azemi luajti 9 minuta në finalen e sotme, që Prishtina e mposhti Pejën 77-66.