GABON BALLKANI!

Ballkani barazon ndaj Feronikelit’74, Drita para titullit!
21 April, 2025 @23:40
Mund të duket e pabesueshme, por Feronikeli’74 i rënë nga Superliga edhe matematikisht ka arritur të sigurojë pikë ndaj Ballkani kampion aktual që po ndjek Dritën lidere!
Përballja në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit përfundoi me goleadë, që dha mjaft gola për adhuruesit, ndërsa ekipet ndanë pikët në fund, pasi që ndeshja përfundoi me rezultat: Feronikeli’74 - Ballkani 3-3 [Sokol Kiqina 27’, 47’, Armend Kryeziu 88’—Almir Kryeziu 11’, Eris Abedini 43’, Almir Oda 71’].
Dëshira e madhe e Feronikelit’74 për të mos lënë lojë të lehtë për Ballkanin që po lufton për mbrojtje titulli u pa në fushë, e në fund edhe e arritën pikën e shumëdëshiruar, edhe pse të rënë nga elita tashmë.
Ballkani tashmë me 30 ndeshje në pozitë të dytë ka 54 pikë, 12 më pak sesa Drita lidere kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në fund të stinorit. Feronikeli’74 i rënë nga Superliga kapi edhe një barazim, që në pozitën e dhjetë (të fundit) i bënë ata me 15 pikë.