KAMPIONI FITON DERBIN NDAJ LIDERIT

Fotot: FCBallkani/fb
Ballkani bën hap të madh drejt mbrojtjes së titullit, mposht Dritën dhe barazohen pikët!
7 May, 2023 @17:19
Kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund të stinorit, Ballkani me fitore të sotme në Gjilan ndaj Dritës, ka bërë që këto dy skuadra që luftojnë për titull kampioni - të barazojnë pikët në krye të renditjes, ku Drita ka 66 dhe Ballkani pikë të njëjta.
Një ndeshje e dominuar në posedim nga Drita, por e fituar nga Ballkani pas startit më të mirë, golit të shpejt të shënuar nga Meriton Korenica (11) që u asistua nga Nazmi Gripshi.
Derisa Drita u këndell për të barazuar me golin e Muharrem Jasharit (43), pak para fundit të pjesës së parë kur u asistua nga Ilir Blakçori, ka qenë Korenica (24) që nuk ka shënuar nga një rast i mirë prej afërsie.
Më pas, në pjesë të dytë përsëri Drita më kërkuese, por një korner i Armend Thaqit ka mjaftuar ka mjaftuar për Ballkanin e Ilir Dajës. Thaqi krosoi bukur, ndërsa Lumbardh Dellova reagoi mirë me kokë për të shënuar në portën e Florian Smakiqit dhe për të sjellë gëzimin e madh në ekipin e drejtuar nga Ilir Daja, që tashmë barazon gjithçka sa i përket pikëve në krye të renditjes.
Drita 1-2 Ballkani [Muharrem Jashari 43 - Meriton Korenica 11, Lumbardh Dellova 85].
Në tri xhirot e mbetura, pos tjerash të dyja skuadrat do të ndeshen me SC Gjilanin që është i treti në renditje dhe gati që ka siguruar garat evropiane. E ndoshta titullin kampion, ekipet mund ta shpresojnë varësisht nga duelet e tyre me ekipin e Zekirija Ramadanit. Përndryshe, kjo ka qenë humbja e parë e Akis Vavalisit në krye të Dritës si trajner, greku që erdhi dy xhiro më parë, kishte nisur me dy fitore karrierën në Superligë të Kosovës.