GJILANI - BALLKANI

Foto: FC Ballkank / FB
Ballkani fiton në Gjilan, ruan kreun e tabelës
28 April, 2024 @16:54
Fitore e rëndësishme e Ballkanit në udhëtim te Gjilani sot.
Skuadra suharekase takimin e sotëm e fitoi 0-2 (Nazmi Gripshi 49’, Lumbardh Dellova 81’), për ta ruajtur kështu kreun e klasifikimit.
Pas pjesës së parë që u mbyll pa gola, Ballkani epërsinë e mori pak pasi filloi pjesa e dytë. Ishte Nazmi Gripshi, që po kalon super-formë, i cili shënoi për 0-1 në minutën e 49’.
Rezultati nuk u ndryshua deri në minutën e 81’, kur Lumbardh Dellova shënoi për 0-2, duke e vulosur fitoren e Ballkanit.
Kështu, Ballkani mbetet lider i Superligës, e Gjilani ndodhet ende në rrezik për rënie nga liga.
Xhiron që vjen, Gjilani luan në udhëtim te Malisheva, kurse Ballkani e pret Dukagjinin në Suharekë.