NDESHJET E MBETURA TË KAMPIONIT

Ballkani publikon datat e ndeshjeve të mbetura
29 November, 2022 @23:44
Skuadra kampione aktuale e Kosovës, Ballkani, që ka shtyer tre ndeshje për shkak të garave evropiane ku mirrte pjesë gjatë fazës grupore të Ligës së Konferencës, ka publikuar sonte datat e ndeshjeve të mbetura.
Kështu, nesër më 30 nëntor Ballkani është mysafir i Trepçës’89 në Riza Lushta në ndeshjen që nis prej orës 13:00.
Pas kësaj, më 4 dhjetor Ballkani udhëton në Zahir Pajaziti të Podujevës për tu ndeshur me Llapin, ndërsa më 11 dhjetor pret Prishtinën në Suharekë për të kompletuar të gjitha ndeshjet e mbetura të pjesës vjeshtore të stinorit.
Të gjitha ndeshjet luhen prej orës 13:00.