MEDIA TALK
Ballkani synon drejtorin sportiv të Flamurtarit
4 September, 2024 @12:00
Kampioni i trefishtë i Kosovës, Ballkani, që është edhe kampion aktual i vendit si duket nuk e ka vetëm Orges Shehin synim, siç përfolin mediat në Shqipëri, por tashmë është thënë se ka pasur interesim edhe për ish futbollistin, tash drejtoerin sportiv të Flamurtarit të Vlorës.
Kujtojmë, Ballkani ditë më parë edhe zyrtarisht u nda nga trajneri Ilir Daja, me të cilin arriti historinë si klub me tituj, kupa dhe gara evropiane - ku te këto të fundit shkroi edhe historinë e futbollit kosovar duke marrë pjesë dy herë në fazën grupore të Ligës së Konferencës.
Sipas Panorama Sportit, ish-lojtari nga Maqedonia e Veriut me përvojë Artim Pollozhani ka pasur ofertë nga FC Ballkani, ndërsa këtë ia ka konfirmuar edhe administratori kryesor i vlonjatëve, Sinan Idrizi. Bile, Idrizi ka theksuar se Pollozhani ka pasur ofertë ekonomike të majme që i ka ardhur nga Kosova dhe se e ka lënë Pollzhanin të vendos vetë për të ardhmen.
“Pollozhani u ka thënë shkurt që është pjesë e Flamurtarit nuk lëviz nga Vlora. Ajo ofertë ekonomike është e mirë dhe unë mendoj se Pollozhani duhet të bëjë më të mirën për veten e tij. Te Flamurtari ka punuar në mënyrë serioze dhe shumë korrekte. Ne jemi të mirëkuptueshëm. Kur është një ofertë ekonomike e tipit të tillë që është disa herë më e kënaqshme, atëherë nuk kemi pse e pengojmë. Unë e kam aq shumë mik sa që i them shiko kushtin tënd ekonomik,” është cituar të ketë thënë administratori i Flamurtarit nga PanoramaSport.