Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TAULANT XHAKA

Basel vazhdon me Xhakën deri më 2024

Foto: fcb.ch

Basel vazhdon me Xhakën deri më 2024


11 September, 2020 @16:21

Kampioni i shumëfishtë e Zvicrës, Basel, ka vazhduar kontratën me mesfushorin e kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, deri në verë të vitit 2024.

Duke i dhënë kontratë afatgjate, Basel ka treguar se llogarit te mesfushori këmbëngulës shqiptar, që tërë karrierën e ka kaluar aty, duke nisur prej moshës 12 vjeçare (përveç disa huazimeve të përkohshme).

Kryetari i Baselit Bernhard Burgener në deklaratën e tij për faqen e klubit ka thënë se është jashtëzakonisht i kënaqur me konstruktivitetin e treguar gjatë bisedimeve për vazhdim kontrate me lojtarin.

“Së pari jam i kënaqur që kemi vazhduar edhe për tre vite stinorë tjerë me Taulant Xhakën. Ai është njëri ndër lojtarët që ka treguar lojalitet të jashtëzakonshëm dhe pjesë e klubit. Falenderoj Taulantin dhe familjen e tij për diskutime konstruktive. Basel është i lumtur që ka arritur të mbajë në shtëpi një lojtar të tillë besnik,” ka thënë Burgener.

 


 
Të gjitha lajmet nga