YLLI - BASHKIMI

Bashkimi arrin fitoren e parë, duke mposhtur kampionin
19 September, 2021 @21:30
Pas humbjes së thellë ndaj Pejës, Bashkimi e mposhti sonte kampionin aktual të Superligës Yllin, me rezultat 55-60 në Suharekë.
10 minutëshi i parë në ndeshje përfundoi me rezultat të barabartë 13-13, derisa Bashkimi e mbylli pjesën e parë e parë me 9 pikë epërsi 21-30, duke pësuar vetëm 8 pikë.
Ylli çerekun e tretë e nisi me një seri prej 8-0 dhe arriti ta ngushtoi epërsinë në 5 pikë (42-47).
Në çerekun e katërt që të dyja skuadrat shënuan nga 13 pikë dhe ndeshja përfundoi në favor të skuadrës prizrenase.
Immanuel King me 16 pikë ishte koshashënuesi më i mirë, derisa Valon Bunjaku luajti me 15 pikë, 8 kërcime e 4 asistime ndaj ish-skuadrës së tij.
Te Bashkimi gjithashtu u dalluan edhe Anton Kazarnovski me 12 pikë e 10 kërcime dhe Avi Tooner me 12 pikë të tjera.
Te Ylli asnjë lojtarë nuk shënuan pikë dyshifrore, derisa prej tyre u dalluan Erjon Kastrati dhe Brandon Randolph me nga 9 pikë.
Bashkimi me 1 fitore e 1 humbje gjendet në pozitën e gjashtë, kurse Ylli ende nuk është njoftuar me fitore pas 2 ndeshjeve të zhvilluara.
Në xhiron tjetër Bashkimi takohet me Prishtinën, kurse Ylli me Prizrenin-16.