DY AMERIKANË

King Tawaski (West Carolina)
Bashkimi, me përforcime të reja
12 November, 2014 @23:51
Vetëm disa ditë pas ç‘lajmërimit të dyshes malaziase Boban Medenica dhe Dragomir Marojevic, Bashkimi, ka paraqitur për regjistrim dy ameriknë në vend të tyre.
Sipas njoftimit të botuar në faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës, skuadra prizrenase ka paraqitur për regjistrim amerikanin që luan në pozitat 3-4, Noel Johnson.
Johnson së fundi ka luajtur në ligën PBL të SHBA-ve për Carolina Pee Dee Vipers dhe ka pasur 15 ndeshje të zhvilluara këtë stinor. Në këto ndeshje ai ka pasur mesatare prej 9.5 pikëve për ndeshje, 5.7 kërcime dhe 2.3 asistime.
Noel Johnson është 198 centimetra i gjatë dhe është 24 vjeçar.
Gjithashtu, burime brenda klubit prizrenas kanë bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje edhe me alo-qendrën amerikane King Tawaski.
Tawaski, që së fundi ka luajtur në ligën estoneze të basketbollit për ekipin Kalev, është 203 centimetra i gjatë dhe 111 kilogram i rëndë.
Tawaski ka luajtur 6 ndeshje për ekipin estonez në fjalë këtë stinor dhe në këto ndeshje ka pasur mesatare prej 20 minuta për lojë. Ai ka shënuar 7 pikë mesatarisht dhe ka regjistruar 7 kërcime mesatarisht në këto ndeshje të zhvilluara.
Rezultatet e Bashkimit dhe tabela
Përforcimet e paraqitura nga Bashkimi në Federatën e Basketbollit të Kosovës pritet të arrijnë këtë javë në Prizren dhe të jenë të gatshëm për ndeshje me Yllin në fundjavë.
Bashkimi në ciklin e parë të Superligës ka arritur të regjistrojë bilanc 4-3, ku ka humbur nga treshja kryesuese derisa i ka fituar të gjitha skuadrat nën ‘ta në klasifikim.