MAKINA GJERMANE

Nowitzki kalon Olajuwonin, bëhet rekorder
12 November, 2014 @11:15
Gjermani Dirk Nowitzki me 23 pikët e tij në fitoren e Dallas Mawericks ndaj Sacramento Kings 106-98, ka hyrë në histori të NBA-së si basketbollisti i lindur jashtë SHBA, me më së shumti pikë të shënuara (26 mijë e 953) në ligën më të fuqishme të basketbollit në botë.
Nowitzki 36 vjeç është duke e zhvilluar stinorin e tij të 17-të në NBA, derisa rekordin e deritashëm e mbante legjenda Hakeem Olajuwon me 26 mijë e 946 pikë të shënuara gjatë karrierës së tij.
“Ai ka qenë një lojtar ndaj të cilit nuk funksiononte asnjë lloj i mbrojtjes. T’ia thyesh rekordin një legjende si ai të bën me të vërtetë krenar,” ka thënë pas fitores së mbrëmshme gjermani me origjinë polake, Nowitzki ,që prej sot mban epitetin e basketbollistit të lindur jashtë amerike me më së shumti pikë në NBA.
Video
Dirk Nowitzki